menu

NRG Band, DJ Aldo dhe Dalool ndezin atmosferën në Top Show


Ora: 16:40 Datë: 09/06/2016

Një mbrëmje e mbushur me atmosferë të mrekullueshme ka qënë programi i fundit i “Top Show”, ku disa prej të ftuarve si NRG Band, DJ Aldo dhe DJ Dalool e kanë shndërruar programin në një arenë të vërtetë feste.

NRG Band dhe Dj Aldo, të cilët janë të nominuar në kategorinë “TAR HIT OF THE YEAR”, kanë performuar hitin e tyre muzikor “Mos u nal” duke bërë që i gjithë publiku që ishte në sallë të ngrihej në këmbë. Theksojmë gjithashtu se  NRG Band është i nominuar edhe në kategorinë “GROUP OF THE YEAR”, përkrah Asgje Sikur Dielli, Troja dhe Kaos.

E veçantë ka qënë edhe performanca e Dj Dalool, i cili ka sjellë një super miksim të muzikës ekskluzivisht vetëm për “Top Show”.  Dalool momentalisht po shijon suksesin e  bashkëpunimit “Ne jena njo” me Ardian Bujupi, këngë e cila është rikthyer në klasifikimin e Top Listës, duke treguar kështu që publiku vazhdon ende ta pëlqejë këtë projekt muzikor.