Ripërpunimi i këngëve të vjetra është rikthyer fuqishëm së fundmi, ku shumë artistë përzgjedhin këngë të vjetra, duke i risjellë ato në një version modern. NRG Band është grupi i cili së fundmi ka ardhur me një projekti të ri muzikor, i cili është versioni modern i këngës së njohur “Ani mori Nuse”.

Nëse do kthehemi pas në kohë, kjo këngë, me të njëjtin titull, është kënduar nga artistja e njohur, mbretëresha e muzikës shqiptare, Nexhije Pagarusha.

Grupi i dashur i publikut shqiptar, i cili në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “To Music Aëards 2016” u shpall grupi më i mirë i vitit, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe kësaj radhe duke risjellë në kohë “Ani mori Nuse”, e cila është një këngë që pothuajse çdokush e ka dëgjuar dhe e di tekstin e saj.

Falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut, kjo këngë është sugjeruar në “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin e 71-të.

Nga ana tjetër, vokalisti i këtij grupi, Besnik Qaka është në klasifikim edhe me një tjetër projekt muzikor dhe bëhet fjalë për bashkëpunimin e tij me Eni Kocin, “Zemer”, e cila për këtë javë mban vendin e 68-të, duke u ngjitur me 9 pozicione nga java e kaluar.