Ka kaluar thuajse 3 muaj që nga koha kur Mozzik ka qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List” me një projekt muzikor.

Pas largimit të tij nga shtëpia diskografike, “On Records”, karriera e Mozzik duket sikur ra pak në qetësi por është projekti më i ri i tij, “Madam”, ai që e ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Falë mbështetjes së publikut, Mozzik është bërë sërish pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Edhe pse në kohën kur u publikua kjo këngë u fshi nga kanali i “Youtube”, pasi “On Records” kërkonte të drejtat e autorit por Mozzik ka arritur ta fitonte betejën dhe ta rikthente këtë këngë sërish për fansat e tij.

Sugjerimet e fansave, jo vetëm e kanë bërë këtë këngë pjesë të listës por gjithashtu e kanë renditur reperin në vendin e 95-të për këtë javë.

Deri tani ende nuk ka një lajmërim nga ana e reperit nëse po përgatitet për ndonjë projekt të ri muzikor gjatë kësaj vere, duke lënë fansat në pritje.