menu

Klinti Çollaku: Të qënurit në “The Top List” tregon se krijimtaria ime është vlerësuar


Ora: 15:03 Datë: 01/03/2019

Klinti Çollaku ka kënaqur sërish fansat e tij, duke publikur projektin e radhës, i cili është mirëpritur nga publiku shqiptar. “Kush Te Do” titullohet prurja më e re e Klintit, e cila është një baladë e përjetuar nga vetë artisti. Falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, kjo këngë është futur menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Klinti ka treguar më shumë për veten si edhe për këtë projekt muzikor .

Top Awards: A keni hasur vështirësi derimë tani në tregun muzikor shqiptar?

Klinti Çollaku: Tregu muzikor aktual në Shqipëri është tamam treg i mirëfilltë. Lloji i muzikës që bëj unë është pak larg shijeve të shumë njerëzve por shumë afër me shumë të tjerë. Vështirësitë janë të panumërta por unë zgjedh të vazhdoj të bëj këngë të bukura si kjo.

TA: A keni një artistë shqiptar/i huaj nga i cili jeni frymëzuar për të prodhuar muzikë?

Klinti Çollaku: Ed Sheeran më frymëzon shumë sepse është një gjeni në krijimtari.

TA: Një tjetër baladë nga ju, mendoni të eksperimentoni ndonjëherë me ndonjë zhaner tjetër muzikor?

Klinti: Që tani e tutje kam vendosur të bëj çfarë ma ndjen zemra, nëse më vjen të bëj një baladë tjetër do të bëj një baladë tjetër nëse më vjen të bëj një rrymë tjetër do bëj një rrymë tjetër. Gjithçka është çështje ndjesie.

TA: Disa prej fansave të krahasojnë me James Arthur, mendoni që keni ndonjë ngjashmëri me të?

Klinti: Nuk e di. Nga ngjyra vokale nuk ngjajmë por ndoshta nga stili i muzikës. James Arthur është super artist duhet thënë.

TA: “Kush Te Do” një këngë me tekst dhe muzikë nga vetë ju, a është kjo këngë një përjetim personal? Nëse po, keni patur ndonjë reagim nga personi që i është kushtuar kjo këngë?

Klinti: “Kush Te Do” perceptohet nga të gjithë si të duan edhe unë e kam shkruar sipas perceptimit tim në atë moment ashtu e kam ndjerë. Nuk e bëra për të marrë reagim sepse as dedikimi nuk ishte specifik por po kënga është përjetim personal.

TA: Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, mendon se duhet të publikosh këngë më shpesh?

Klinti: Do të doja dhe unë shumë por frymëzimi është çështje momenti, varet kur të vjen.

TA: Çdo të thotë për ty të jesh pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, pra në “The Top List”?

Klinti: Do të thotë që puna e bërë për këngën ia ka vlejtur dhe krijimtaria ime është vlerësuar.

TA: Cili është pozicioni që dëshiron të arrish javën e ardhshme?

Klint: Shpresoj shumë që kënga të arrijë sa më lart.