Klint Çollaku ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Jam” dhe është fiks ajo çfarë prisnim nga ai. Një vokal shumë i mirë dhe një tekst kënge që i shkon vërtet për shtat sipas stilit të tij.

Klinti është vërtet një nga artistër në të talentuar dhe premtues të kohës që debuton në “The Top List”, “Top Awards”. Këngëtari ka në playlistën e tij disa këngë shumë të arrira dhe sigurisht që edhe “Jam” do të ishte pjesë e tyre.

Ky projekt ka marrë vlerësime shumë të mira nga publiku, i cili e ka votuar për të qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare. Duket se fansat e vlerësojnë shumë Klintin dhe çdo projekt të realizuar prej tij i cili pritet gjithmonë me padurim, sepse dihet që përcjell vlera të kombinuara me një vokal fantastik. Aktualisht kënga “Jam” renditet në vend të 88-të, por që mendohet se do të ketë premisa për t’u ngjitur sa më lart.