Klinti Çollaku është një artist mjaft premtues në tregun muzikor shqiptar. Ai ka mjaft vite eksperiencë në këtë fushë dhe ka realizuar me mjaft sukses këngë, të cilat janë vlerësuar pozitivisht edhe në festivale të ndryshme muzikore.

Këtë rradhë ai vjen me një projekt, ku shfaq stilin e tij të qetë dhe mjaft melankolik, duke sjellë “Shihemi n’kujtime”. Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Klinti është vërtet një nga artistët në të talentuar dhe premtues të kohës që debuton në “The Top List”, “Top Awards”. Këngëtari ka në playlistën e tij disa këngë shumë të arrira dhe sigurisht e njëjta gjë pritej edhe nga “Shihemi n’kujtime”.

Kjo këngë e Klintit vjen pas një periudhe disi të gjatë mungese në klasifikimin e Top Awards. Kënga e tij e fundit ishte “Jam” dhe vërtet që ia kishim ndjerë mungesën artistit. “Shihemi n’kujtime” pozicionohet për këtë javë në vend të 91-të të listës.