menu

Ja cilat janë 5 këngët me më shumë javë aktualisht në “The Top List”


Ora: 09:05 Datë: 26/05/2021

Pavarësisht se javët e fundit kanë patur shumë këngë të reja, sërish disa këngë i kanë mbijetuar konkurrencës dhe vazhdojnë ende të pëlqehen dhe të votohen nga publiku.

Po cilat janë 5 këngët me më shumë javë aktualisht në “The Top List”?

Kënga që ka më shumë javë në klasifikim dhe që ende vijon të ketë vëmendjen e publikut, është “Pate”, bashkëpunimi mes Lumi B dhe Yll Limanit. Edhe është një ndër këngët që nuk ka mundur të kapë “Top 3”, ajo vazhdon të dëgjohet dhe votohet nga publiku shqiptar dhe këtë javë shënon plot 39 javë që gjendet në listë.

Capital T vijon të jetë një ndër artistët që mbështetet fuqishëm nga publiku shqiptar dhe këtë e tregon fakti që këngët e tij kanë mundur ta përballojë konkurrencën, duke qëndruar në listë për një kohë të gjatë. “Braziliane” është kënga që derimë tani është votuar më gjatë nga publiku, dukë qëndruar në listë për 38 javë rresht.

E publikuar në shtatorin e vitit 2020, bashkëpunimi mes Butrint Imerit dhe Nora Istreftit u shndërrua bernda javës në këngën më të luajtur të javës. “Dy zemrat” ende dëgjohet dhe votohet nga publiku dhe si pasojë këngë shënon javën e 35-të në klasifikim.

“Buzet e kuqe” të Yll Limanit ka qënë padiskutim një ndër hitet e vitit 2020-të. Artisti ka arritur të rrëmbejë vendin e parë falë kësaj prurjeje muzikore për dy javë resht. Pavarësisht se ka patur kritika dhe i është bërë një krahasim me The Weeknd, “Buzët e Kuqe” është një ndër këngët më jetëgjatë në klasifikimin e “Top Awards”.

Kjo është java e 33-të që “Betohemi” e Bardhit gjendet në “The Top List”, duke e futur artistin në listën e këngëve më jetëgjatë në “Top Awards”.. Falë këtij projekte muzikor, Bardhi arriti të bëhej mjaft i njohur për publikun e gjërë. Komente mjaft pozitive ka marrë Bardhi me “Betohemi”, zëri i të cilit ka marrë vlerësime maksimale.