Brenda një periudhe shumë të shkurtër, ajo është shndërruar në një prej këngëtareve më të kërkuara të momentit. Po flasim për Arilena Arën, 19-vjeçaren nga Shkodra, e cila sa vjen dhe kap majat e suksesit.

Më uljen e temperaturave, fansat duket se kanë shijuar pafundsisht prurjen e fundit të Arilenës, “Snow in December” dhe këtë e vërteton më së miri klasifikimi në “The Top List”, gjatë kësaj jave.

Ky projekt muzikor, i cili i është dedikuar një personi të veçantë, identitetin e të cilit kurrë nuk do e mësojnë, të paktën sipas Arilenës, është ngjitur me plot 52 pozicione nga java e kaluar, duke e rendiur artisten në vendin e 20-shen më të votuar kësaj jave.

Falë mbështetjes së fansave, “Snow in December” pozicionohet ekzaktësisht në vendin e 18-të. Pavarësisht se ende nuk ka një video shoqëruese përzkëngë, duket se fansat dinë ta vlerësojnë muzikën e vërtetë.

Por a do mundet Arilena të rikthehet edhe një herë në “Top 10”? Fansat premtojnë që po. Në sonazhin e bërë në faqene Instagramit të “Top Awards”, rreth 52% kanë votuar se do ta bëjnë “Snow in December” pjesë të “Top 10” javën e ardhshme.