menu

Shpat Deda

#Bio

Shpat Deda është këngëtar dhe autor këngësh mjaft i njohur. Në moshën 18-vjeçare, Shpati shkoi për studime për Biznes në Bullgari dhe atje do të bëhej pjesë e grupit “Quiet Hours”. Gjatë kohës së Universitetit, ai pati mundësi të realizonte krijimet e tij të para.

Prezantimi i tij si këngëtar për publikun e gjërë ka ndodhur pikërisht në emisionin “Unplugged” ne Top Channel.

Më pas prezantohet në “Top Fest 5” dhe triumfon me cmimin “Best Neë Artist” me këngën “Enderroj”, e cila u kthye në një hit dhe ende vazhdon të jetë e preferuar nga publiku shqiptar.

Shpat Deda, një emër që të gjithë e njohin dhe e admirojnë sepse arriti të hyjë në brendësinë e çdo të riu që sot e duartroket dhe buzëqesh apo ndjen kur ai përcjell tek ata tingujt e muzikës me kitarë që i krijon vetë. Këngëtari që di të japë maksimumin me zërin e tij, të hapësinohet në ndjenjën e bukur të vargjeve dhe në muzikën që nuk njeh limit.

E njeh skenën, e zotëron atë, e ndjen këngën duke kultivuar një shije të re tek audienca. Shpati është ndër këngëtarët më të dashur dhe më të pëlqyer në Kosovë. Me zërin e tij karakteristik dhe paraqitjen skenike, tërheq të rinjtë kudo ku shfaqet.