Këtë herë “A Live Night” kthehet me një speciale për Shpat Dedën dhe koncertin e tij autorial. Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë. Artisti solli koncertin e tij autorial më 19 dhe 20 maj në skenën e Katedrales Ortodokse në Tiranë. Me historitë e tij të dashurisë së jetuar dhe të humbur, me lotët, ëndrrat dhe ninullat ai ka zbuluar gjithçka…

Kur shikon një video të filmuar para 16-të vitesh në studiot në Piramidë, çfarë kujtimesh ka Shpat Deda nga ato momente të paharrueshme?

Ka qenë viti 2007, e mbaj mend. Kam qenë 23 vjeç, kam qenë në vit të tretë në atë kohë në fakultet. E kam mbyllur në 2008. Genci në atë kohë sapo i kishte përfunduar studimet për Audio Production si producent dhe ishte një takim përmes një shoqe të përbashkët ku ai ishte në kërkim të dikujt për të prodhuar. Unë nga ana tjetër isha një artist i ri, pa ndonjë plan, pa ndonjë ide çfarë duhet të bëj se i kisha këngët që i kisha shkruar. U bë takimi dhe më pas me Gencin kemi punuar në studio dhe kemi prodhuar albumin e parë ku është edhe kënga “Ëndërroj”  dhe këto këngë që i këndoj aty janë të gjitha në albumin e parë. 

Një pjesë e mirë e albumit të parë ngelen si një kujtim shumë i fortë dhe si themel i karrierës tënde si artist, pas tij sigurisht që erdhën edhe këngë dhe albume të tjera. Çfarë kujton artisti nga ajo kohë por me syrin e Shpatit sot?

Gjëja që nuk ka ndryshuar që prej atëherë është ky raporti që me ngulm e ruaj me muzikën, që të jetë e pastër, e sinqertë dhe rehat me atë çfarë unë ndjej. Dua të prodhoj gjëra që më pëlqejnë dhe që kanë për të më pëlqyer në të ardhmen. Një farë sinqeriteti ndaj muzikës, kjo nuk ka ndryshuar. Me kalimin e kohës të rritet vetbesimi, mëson shumë gjëra, bën gabim, zgjohesh dhe nuk e përsërit gabimin ose edhe e përsërit dy-tri herë. 

A ka ndonjë këngë që Shpat Deda ia ka dedikuar partneres së tij, Blertës?

Ka plot, janë më të lumtura nuk janë aq të dhimbshme. Blertën e kam partnere, do të thotë është një njeri me të cilin i ndan të gjitha, është personi që mendimin e të cilit e vlerësoj më së shumti. Është shumë e siqertë, inteligjente që do të thotë se herë punoj dhe çfarë bëj vulën e ka mendimi i saj. 

Ka patur ndonjë rast që ke kthyer gjërat për të?

Normal, nuk është vetëm pjesa që e kam afër dhe i marr mendimin ajo ka një shije shumë të zhvilluar, ka një prespektivë tjetër që është shumë e rëndësishme. Ka një prespektivë më të rafinuar se unë për disa gjëra artistike, mendimi i saj është shumë i vlefshëm për mua. 

Artisti gjithashtu ka zbuluar se edhe motra e tij luan një rol shumë të rëndësishëm në vendimet që ai merr dhe sigurisht konsultohet me të për të qenë edhe më i qartë.

Cili është çelësi i një marrëdhënie të shëndetshme, të qëndrueshme dhe pa pretendime?

Si e shikoj unë, çelësi është të pranosh siç është të kesh një njeri, të kesh hapësirë në lidhje edhe të kesh aftësinë të dashurohesh dhe të ridashurohesh vazhdimisht, të pranosh që njerëzit ndryshojnë, ne rritemi dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin. 

Raporti yt me vajzat dashamirëse si rregullohet kur je në një lidhje mjaft të shëndetshme?

Nuk ka qenë problem kurrë sepse është një siguri e madhe që ne e kemi me njëri-tjetrin në lidhje. Nuk ka qenë kurrë problem dhe Blerta është tipi që kupton dhe e di, ajo është më e bukur se unë (qesh)

A ka ndonjë këngë që Shpat Deda ia ka dedikuar partneres së tij, Blertës?

Ka plot, janë më të lumtura nuk janë aq të dhimbshme. Blertën e kam partnere, do të thotë është një njeri me të cilin i ndan të gjitha, është personi që mendimin e të cilit e vlerësoj më së shumti. Është shumë e siqertë, inteligjente që do të thotë se herë punoj dhe çfarë bëj vulën e ka mendimi i saj. 

Grupin e fillimeve para se të bëheshe i famshëm dhe kohët e universitetit i mban mend me shumë dëshirë. Shpati shkoi për studime për biznes në Bullgari dhe atje ai u bë pjesë e grupit “Quiet Hours” ku gjatë kohës së Universitetit, ai pati mundësi të realizonte edhe krijimet e tij të para.

Quhej band-i “Quiet Hours” ne kemi qëndruar aty në kampus, kemi pasur dhomat  dhe kemi kaluar shumë mirë. Ka qenë ‘crazy’ pas orës 23:00 kanë qenë quiet hours pra që të qëndronim të qetë, pa bërë zhurmë sepse mësonin dhe ashtu  janë njohur dhe kanë qenë ata studentët që u bënin policë. Ata i zbatonin këto rregullat. Ne vendosim që t’ia linim emrin grupit “Quiet Hours” sepse ne ishim shumë të zhurmshëm. Ishte një kontrast dhe këtu i ka mbetur emri. Prej asaj kohe kam kujtime shumë të bukura, normal janë emocionet e para si performues që i kam marrë në skenë. “Quiet Hours” ka ardhur para se unë të shkruaja muzikë, kam filluar në kohën që unë kam qenë pjesë e grupit. Kur fillova ta shikoja që po më pëlqen kjo. 

Unë mendoj që është shumë e rëndësishme që të qëndrosh i përulur, mos t’i lejosh shumë që të ‘më bien në qafë’ edhe ne me njëri-tjetrin ashtu jemi. E shoh Nitën motrën time dhe Iliri vllain dhe kemi një raport normal. Nuk themi shiko çfarë kemi bërë, nuk është ashtu. Nita ka qenë drejtoreshë e DokuFest-it katër vjet dhe është në atë linjën me Blertën, një prej personave që ia marr mendimin. Ata shumë shpesh pajtohen dhe e di që e kanë mirë. Me Ilirin kam diferencë 9 vjet. 

Si e kujton fëmijërinë?

Janë kujtime ëmbël dhe thartë. 

Më tej Shapti ka zbuluar:

Ajo që unë kam imagjinuar është kur kam qenë në universitet në 2007 kur fillova të bëj këngët dhe fillova të mendoj që ndoshta mundem të jem këngëtar dhe kur isha duke mësuar që kisha ato pushimet e vogla ndërmjet, ulesha mbyllja sytë dhe imagjinoja veten në Top Select. Kjo mua më ka ndodhur. 

Përveç muzikës, ai është edhe producent dhe ka arritur të fitojë çmimin kryesor në BAFTA. Si ishte për Shpat Dedën që t’i ripërjetonte edhe njëherë të gjitha këto kujtimet e fëmijërisë të lidhura dhe me filmin?

Unë aty kam patur rolin e producentit dhe është xhiruar një pjesë e madhe e tij në Kosovë, është një film që trajton temën e refugjatëve. Ne të gjithë kemi qenë refugjatë. Për ne ajo ka qenë koha e refugajtëve nga kriza në Siri që ishte kriza globale e refugjatëve dhe ky film e trajtonte atë. Kishte qëllimin që njerëzit që nuk ishin në atë situatë nga Perëndimi dhe që ishin paragjykues, t’i vendoste në këpucët e atyre njerëzve prandaj dhe filmi ndjek një familje të tillë. Për mua dhe për të gjithë ekipin ka qenë një mundësi dhe jemi zhytur në proces pa doreza sepse e kemi ndjerë një lloj obligimi për ta bërë këtë film duke qenë që vetë ne kemi qenë në atë situatë. 

E ka pritur Shpati që do të arrinte të fitonte çmimin e rëndësishëm në BAFTA?

Të them të drejtën unë nuk e kam imagjinuar atë moment në BAFTA. Ishte shumë e madhe nuk e kam pritur kurrë që ne do ta fitojmë. Edhe kur u nonimuam isha ‘okej’. Por që do e fitonim as që më shkonte mendja plus regjisori na përgatiti që është shumë zor për të fituar. Ka qenë një moment i paharrueshëm.

Më tej Shapti ka zbuluar:

Ajo që unë kam imagjinuar është kur kam qenë në universitet në 2007 kur fillova të bëj këngët dhe fillova të mendoj që ndoshta mundem të jem këngëtar dhe kur isha duke mësuar që kisha ato pushimet e vogla ndërmjet, ulesha mbyllja sytë dhe imagjinoja veten në Top Select. Kjo mua më ka ndodhur.

E viziton shpesh Tiranën?

Ka periudha kur vij shumë shpesh dhe ka periudha kur mungoj pak. Kam shumë familjarë këtu, jam si në shtëpinë time. Edhe gjatë periudhës së luftës kur kemi qenë në atë periudhën e keqe kemi qenë tek familjarët, kemi qëndruar këtu 3 muaj. Gjyshja nga ana e babit ka qenë shumë e rëndësishme. Ajo ka jetuar këtu deri në 28′ pastaj është martuar me gjyshin dhe ka ardhur në Prishtinë, në Kosovë ku ka qëndruar deri në fund të jetës. Një fakt interesant, Zyber Bakiu stërgjyshi im ka qenë personi i parë që ka mbledhur veprat e Sami Frashërit prej gjuhëve të huaja dhe i ka përkthyer. 

Çfarë historie fshihet pas këngës “Ninullë”?

Afro 10 vite që kur ka ndërruar jetë gjyshja, munda të shkruaj diçka dhe ndjeva se mund të thoja diçka që e nderon prezencën e saj. Me gjyshen kam kaluar shumë kohë sepse ajo ka qenë në shtëpi, në pension dhe na ka mësuar shumë gjëra. Mua më ka mësuar që të flas italisht.