Këtë herë “A Live Night” kthehet me një speciale për Shpat Dedën dhe koncertin e tij autorial. Artisti solli koncertin e tij autorial më 19 dhe 20 maj në skenën e Katedrales Ortodokse në Tiranë. Me historitë e tij të dashurisë së jetuar dhe të humbur, me lotët, ëndrrat dhe ninullat. Koncerti i ‘Udhëtim në fjalë e tinguj’ erdhi gjithashtu dhe në “A Live Night”, në Top Channel dhe Top Albania Radio.