Shpat Deda është një artist që nuk zhgënjen aspak në prodhimet e tij muzikore. Një këngëtar dhe kantautor i shquar që gjithmonë ka ditur të spikasë me krijimet e tij.

Publiku e ka votuar gjithmonë dhe këngët e tij, që transmetojnë mesazhe të fuqishme, janë vlerësuar maksimalisht. Këtë e tregojnë dhe pozicionimet e tij në listë.

Duket se dy këngët e tij të fundit janë duke korrur ende një sukses mjaft të madh në klasifikimin e ”The Top List”. Po flasim për ”T’huj” dhe bashkëpunimin e tij me Edona Vatocin në ”Terr”.

Shpati renditet sërish në Top 10 me dy projektet e tij. ”T’huj” pozicionohet në vend të tetë prej 31 javësh në klasifikim, ndërsa ”Terr” renditet në vend të pestë me 49 javë pjesë e klasifikimit.