# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

KOKA

KOKA është një këngëtare, tekstshkruese dhe performuese e lindur në Shqipëri por që prej vitesh jeton në Berlin. Në fakt KOKA nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar pasi në vitin 2000 ajo ishte pjesë e një bashkëpunimi me Bojken Lako, “Natën Ditë”.

Pas ndryshimeve të mëdha që ajo pësoi gjatë jetesës mes Greqisë dhe Shqipërisë, në fëmijëri dhe viteve të para të adoleshencës, ku u përball me luftën civile në 1997-të, si edhe me uljet dhe ngritjet e një edukimi konservativ, ajo u zhvendos në Gjermani për të ndjekur karrierën e saj si arkitekte.

E gjendur mes vështirësive dhe maskave të botës së korporatave, ajo u bë një e huaj për veten e saj. Muzika ka qënë aleati i saj më i afërta gjatë gjithë asaj kohë si edhe një grup që qëndroi pranë saj në mënyrë që ajo t’ja dilte. Ndërkohë që gjente qetësinë në mësimet spirituale dhe meditimet, KOKA zhvilloi një tjetër talent të sajin dhe ishte pikërisht shkrimi i teksteve të këngëve. Koka u zhvendos në Berlin në vitin 2018-të dhe aty filloi të performonte e vetme në piano.

Ajo ka publikuar katër projekte “solo” gjatë vitit 2020-të. Kënga e saj “Let Them Know” ka qënë pjesë e “Listen To Berlin” Compilation 20/21. Momentalisht ajo është duke punuar për albumin e saj debutues me producentë të “Riverside Studios Berlin”, i cili pritet të publikohet në vjeshtë të vitin 2021-të.

Me një ndikim të muzikës së viteve 80′ të zhanereve muzikore “Neë ëave”, “Soul”, “Trip Hop”, Grunge deri tek Cinematic Poëer Ballads, Koka ka bërë një ndërthutje të këtyre shijeve në një produkt të mrekullueshëm mes “Art Pop” “Indie Soul” dhe “Experimental Pop”. Vokali i saj melodioz, i shoqëruar më një “synth-sound” unik dhe intesitetin e ndryshëm të veglave muzikore, projektet e saj të japin ndjesinë e një udhëtimi kompleks, duke iu dhënë dëgjuesve ndjesinë e shpresës.

Artisës nga të cilës është frymëzuar më shumë janë Kate Bush, Kate Bush, Depeche Mode, Radiohead, Portishead, Florence + The Machine dhe shumë të tjerë.

NEWS

Koka sjell një tjetër nga ‘perlat’ e saj!

Së fundmi Koka ka sjellë videon e “Eudaimonia” nga albumi me të njëjtin titull dhe padyshim që është ‘tjetër nivel’. Projekti “Eudaimonia” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe e ka renditur atë në vend të 100-të. Albumi i saj i ri e k mbajtur mjaft të...

Pritjes i erdhi fundi, KOKA publikon albumin e saj debutues!

KOKA është një këngëtare, tekstshkruese dhe performuese e lindur në Shqipëri por që prej vitesh jeton në Berlin. Në fakt ajo nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar pasi në vitin 2000 ajo ishte pjesë e një bashkëpunimi me Bojken Lako, “Natën Ditë”. KOKA është një nga artistet...

KOKA rikthehet me një video qiellore!

Para se të publikonte projektin e saj të ri, KOKA na kishte paralajmëruar se nuk do të ishim gati për “Skins and Bones” dhe vërtet që kjo këngë ishte tjetër nivel. “Skin and Bones” e ka rikthyer KOKA-n sërish në klasifikimin e ”The Top List” pas disa muajsh mungesë. Çdo projekt...

KOKA zbulon më shumë mbi projektet e saj të reja dhe jo vetëm!

KOKA është një nga artistet më të talentuara të tregut dhe që herë pas here vjen me projekte mjaft unike. Së fundmi ajo ka publikuar këngën e saj më të re, “Skin and bones” e cila ka hyrë këtë javë në klasifkimin e “The Top List”, Top Awards, pjesë e...

Ja cilët janë artistët e rinj në 2021 që kanë prodhuar më shumë!

Një gjë është e sigurtë, viti 2021 ka qenë plot me artistë të rinj dhe të talentuar që kanë hyrë në klasifikimin e “The Top List”. E madje jo vetë kaq, por ata gjithashtu kanë qenë dhe mjaft aktivë duke sjellë disa projekte në klasifikim. Një ndër ta është Elai....

Zbuloni qasjen ndaj Shqipërisë të KOKA!

Këngëtarja KOKA, e cila u kthye shumë shpejt në një nga më të preferuarat e publikut, ka publikuar këngën e saj më të re “No Substitute”, që u bë menjëherë pjesë e The Top List. Ky projekt renditet në vend të 37-të të klasifikimit të kësaj jave. KOKA ka treguar...

Ja cilat janë këngët që janë ngritur më shumë në klasifikim!

Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve, sidomos të atyre që kanë më pak javë në klasififikim. “Pistole” nga Diona Fona dhe Marin, e cila ka vetëm dy javë në klasifikim, është rritur me plot 92 vende duke u...

Ja cilat janë këngët që janë ngjitur më shumë këtë javë...

Ndërkohë që kreu i listës nuk ka pësuar shumë ndryshime nga java e kaluar, shumë këngë të tjera të listës janë votuar më shumë nga publiku shqiptar, duke u ngjitur sa më lart në klasifikim. Projekti më i ri nga Dafina Zeqiri i titulluar “Happy Birthday” ka vetëm 2 javë...

Hapi i rradhës për KOKA!

Artistja KOKA duket se nuk po ndalet me projektet e saj muzikore. Çdo projekt i publikuar prej saj duket se po tërheq gjithmonë e më shumë publikun, me zërin e saj të mrekullueshëm, stilin kaq origjinal dhe me këmbë në tokë. Në një intervistë eksluzive për “Top Awards”, ajo ka...

KOKA prezanton singëll-in e radhës dhe e admirojmë me zë e figurë!

Ashtu sic edhe kishte premtuar, KOKA është rikthyer me projektin e radhës muzikor dhe duhet pranuar që nuk na ka zhgënjyer aspak. “Let them know” mban titullin publikimi më i ri i artistes, i cili është sugjeruar pafund nga ana e fansave, duke iu bashkuar këtë javë klasifikimit të “Top...

KOKA dhe rikthimi i saj në muzikë!

KOKA  është artistja që i është shtuar klasifikimit të “Top Awards” këtë javë me këngën “Bliss”, e publikuar me 27 Nentor 2020, e cila e ka bërë artisten pjesë të listës. Për shumë prej jush kjo mund të jetë hera e parë që po dëgjoni emrin e artistes, por në fakt...

Tre hyrje të reja, të gjitha në "Top 20"

Klasifikimi i kësaj jave ka sjellë tre hyrje të reja, të cilat kanë arritur të marrin menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, duke u pozicionuar në “Top 20”.  Ajo cfarë është e interesante për këtë javë është fakti që hyrjet e reja janë të gjitha femrat, si një shenjë kjo për muajin...