Ashtu sic edhe kishte premtuar, KOKA është rikthyer me projektin e radhës muzikor dhe duhet pranuar që nuk na ka zhgënjyer aspak.

“Let them know” mban titullin publikimi më i ri i artistes, i cili është sugjeruar pafund nga ana e fansave, duke iu bashkuar këtë javë klasifikimit të “Top Awards”.

Let them know” është singëll-i i katërt i albumit debutues të artistes, i cili përmban 12 këngë dhe pritet të publikohet në fillim të vitit 2022, duke shpresuar të organizojë një turne muzikor për promovimin e tij.

KOKA ka vendosur që të publikojë edhe 5 këngë të tjera të këtij albumi, cdo 5-6 javë.

Projekti i ri i këngëtares na ka bërë të dashurohemi jo vetëm me zërin e saj por edhe me imazhin e saj të kuruar, për të cilin mund të themi me bindje është tepër i bukur.

“Let them know” është pozicionuar menjëherë në vendin e 39-të për këtë javë.