KOKA  është artistja që i është shtuar klasifikimit të “Top Awards” këtë javë me këngën “Bliss”, e publikuar me 27 Nentor 2020, e cila e ka bërë artisten pjesë të listës. Për shumë prej jush kjo mund të jetë hera e parë që po dëgjoni emrin e artistes, por në fakt ajo nuk është komplet e panjohur për publikun shqiptar. Ka qënë pikërisht viti 2000, kur ajo ishte vetëm 16-vjec dhe arriti të bashkëpunonte me Bojken Lako, duke sjellë edhe klipin e parë alternativ në atë kohë në vendin tonë.

Në një intervistë për “Live From Tirana” artistja ka rrëfyer, se për shkak të një trysnie që ajo pati nga familja ne kuadrin e perspektivave profesionale, ajo e la muzikën për një kohë të gjatë të ishte vecse një bashkëudhetare ngushëlluese.

Artisja momentalisht është duke punuar për albumin e saj debutues me producentë të “Riverside Studios Berlin”, i cili pritet të publikohet në vjeshtë të vitin 2021-të. Rikthmi i saj në muzikë me katër këngë single te publikuara gjatë vitin 2020-të është pritur mjaf mirë nga publiku dhe madje “Bliss” ka arritur të pozicionohet menjëherë në “Top 20” që në javën e parë të hyrjes në listë.

Kush është KOKA dhe pse artistja vendosi të rikthehet në muzikë pas kaq shumë kohësh?

KOKA është një kantautore dhe performuese e lindur në Shqipëri por që prej vitesh jeton në Gjermani. Pas ndryshimeve të mëdha që ajo pësoi gjatë lëvizjeve mes Greqisë dhe Shqipërisë në fëmijëri dhe viteve të para të adoleshencës, ku u përball me lufën civile në 1997-të, si edhe me uljet dhe ngritjet e një edukimi konservativ, ajo u zhvendos në Gjermani për të ndjekur karrierën e saj si arkitekte.

E gjendur mes vështirësive dhe maskave të botës së korporatave, ajo ndihej cuditshëm në karrerën e saj si arkitekte. Muzika ka qënë gjatë gjithë kohës miku i saj më i afërt. Krahas ushtrimit të profesonit tw arkitektes, ajo kishte gjatë gjithe kohës një grup muzikor në krah.

Në kërkimin e vetvetes, pas vitit 2015-tw dhe me aplikimin e praktikave spirituale sikurse meditimi, KOKA zbuloi një tjetër talent të sajin dhe ishte pikërisht ai i kantautores. Ajo u zhvendos në Berlin në vitin 2018-të dhe aty filloi të performonte këngët origjinale “solo” në piano në skenën e pasur
artistike të Berlinit.

Gjatë vitit 2020 u publikuan katër këngë të sajat dhe tre video muzikore në platformat internacionale “streaming”. Kënga e saj “Let Them Know” u bë pjesë e përmbledhjes “Listen To Berlin” 20/21. Për momentin ajo është duke punuar mbi albumin e saj te parë me producentë të “Riverside Studios Berlin”, i cili pritet të publikohet në vjeshtë të vitin 2021.

Me një ndikim të muzikës së viteve 80′ të zhanreve muzikore “New wave”, “Soul”, “Trip Hop”, “Grunge” deri tek baladat me atmosfere kinematografike, KOKA paraqet një ndërthurje të këtyre shijeve në një produkt të mrekullueshëm mes “Art Pop” dhe “Experimental Pop”.

Vokali i saj melodioz, i shoqëruar me piano-sintetizues unik dhe nje intesitet të ndryshueshëm të baterisë dhe perkusioneve, kompozimet e saj të japin ndjesinë e një udhëtimi kompleks, duke iu dhënë dëgjuesve ndjesinë e shpresës mistike.

Artistët nga të cilës KOKA është frymëzuar më shumë janë Kate Bush, Depeche Mode, Radiohead, Portishead, Florence + The Machine etj.

Faqja zyrtare e KOKA: https://www.kokamusic.co/