Para se të publikonte projektin e saj të ri, KOKA na kishte paralajmëruar se nuk do të ishim gati për “Skins and Bones” dhe vërtet që kjo këngë ishte tjetër nivel. “Skin and Bones” e ka rikthyer KOKA-n sërish në klasifikimin e ”The Top List” pas disa muajsh mungesë.

Çdo projekt i publikuar prej saj duket se po tërheq gjithmonë e më shumë publikun, me zërin e saj të mrekullueshëm, stilin kaq origjinal dhe me këmbë në tokë. E këtë KOKA na e tregoi edhe njëherë tek ”Skin and Bones”.

Ky projekt është gjithashtu pjesë e albumit të ri të artistes, me të cilin ka qenë mjaft e angazhuar kohët e fundit. ”Skin and Bones” tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut, jo vetëm për zërin unik të artistes, origjinalitetin por edhe për videoklipin mjaft interesant dhe të arrirë, që të bënte të mendoje se ishe në hapësirë.

KOKA nuk ndalon kurrë së surprizuari dhe çdo herë ia del që të sjellë diçka të re dhe sa më origjinale. ”Skin and Bones” është renditur nga votat e publikut në vend të 82-të për këtë javë.