# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Don Xhoni

Xhonatan Isufi i njohur me emrin e artit Don Xhoni ka lindur më 8 prill dhe është 21 vjeç. Reperi është i lindur në Drenicë të Kosovës dhe ka nisur karrierën në një moshë të vogël. Kënga e tij e parë është “Jena me ekip” e publikuar para 3 viteve dhe më pas “Ajo don” që erdhi menjëherë pas një viti. Dy projektet e tij të para muzikore nuk patën ndonjë sukses të madh.

Megjithatë në 2020-n nuk kishte të madh e të vogël që nuk dëgjoi për reperin. ‘Freestyle-t’ e tij e bënë Don Xhonin shumë të njohur për publikun e gjerë duke e kthyer artistin në një fenomen të karantinës. Pas tyre, erdhi kënga e parë “Tjera llafe”, e cila e shtoi edhe më shumë suksesin e reperit.

Kulmi i Don Xhonit erdhi me bashkëpunimin e verës së kaluar së bashklu me këngëtaren shumë të njohur Enca. “Break Down” padyshim që mund të konsiderohet si një nga hitet e verës së kaluar. Deri më tani reperi nuk ka sjellë bashkëpunime me artistë meshkuj, por ka paralajmëruar projektin e rradhës muzikor së bashku me Loredanën, një tjetër bashkëpunim që mund të konsiderohet një arritje shumë e madhe për një karrierë kaq të shkurtër artistike dhe një djalë kaq të ri në moshë.

NEWS

Luiz Ejlli në një bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar?!

Luiz Ejlli vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar dhe të ndjekur të showbiz-it. Eksperienca e tij si fitues i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka sjellë ndryshime për mirë në jetën e tij personale dhe artistike. Pikërisht në këtë të fundit, Luizi ka dhënë një...

Cilat ishin hyrjet e bujshme të nëntorit 2021 dhe çfarë presim nga ky nëntor…

Viti që shkoi na solli një ‘boom’ projektesh në Top Awards. Artistët më në zë u siguruan që të sillnin vetëm hite, qofshin bashkëpunime apo projekte solo. Dhe nëntori spikati me këngë të reja. Ja cilat ishin disa nga hyrjet më të bujshme të nëntorit që lamë pas… Capital T...

Debuton në vendin e 100-të Era Istrefi dhe Don Xhoni!

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar vetëm pak ditë më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim. Jo vetëm që është pëlqyer nga publiku e sidomos...

Rap-i jashtë! Tre dalje këtë javë, të treja Hip Hop!

Këtë javë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”, Top Awards, kemi pasur tre hyrje të reja në listë. Gjë kjo që do të thotë se edhe tre këngë fatkeqësisht kanë dalë nga klasifikimi. Por cilat ishin ato? Fillimisht këtë javë u njohëm me...

Cilat janë projektet më të ngritura në pozicionim këtë javë?!

Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve. Zbulojini ato më poshtë… “Day Dreaming” nga një artist ende i ri, Elon, ka surprizuar goxha duke u rritur me plot 75 vende nga java e kaluar. “Need You” nga Jonida Maliqi...

Këto janë 5 këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë!

Edhe kjo javë ka sjellë ndryshime të mëdha sa i përket pozicionimit të këngëve në listë, nisur që nga kreu i listës. Disa prej projekteve muzikore kanë marrë një mbështetje të madhe nga fansat, votat e të cilëve i kanë ngjitur sa më në majë të listës. Bashkëpunimi mjaft i...

Ja cilët artistë nisin vitin e ri në “The Top List”!

Një javë e ngarkuar erdhi me fillimin e vitit 2022. Plot nëntë hyrje të reja në klasifikimin e “The Top List” për këtë javë. Si fillim Young Zerka na ka prezantuar dy projekte të reja, “Tik Tak” dhe “Tirane London” në bashkëpunim me OG Merks, një artist i ri për...

Për të gjithë fansat e Don Xhonit dhe Butrint Imerit, do t’ju duhet të prisni fare pak për “Corazon”!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri. Dyshja prej kohësh kanë treguar...

Kush do të mbretërojë në javët e festave?

Teksa po i afrohemi dalë ngadalë festave të fundvitit, na lind një pyetje. Cili është ai projekt apo artist që do të mbretërojë në klasifikimin e “The Top List” për këtë sezon? Epo duket se gara është shumë e fortë. Nëse hedhim një vështrim në Top 10 të klasifikimit mund...

Ja cilët janë artistët e rinj në 2021 që kanë prodhuar më shumë!

Një gjë është e sigurtë, viti 2021 ka qenë plot me artistë të rinj dhe të talentuar që kanë hyrë në klasifikimin e “The Top List”. E madje jo vetë kaq, por ata gjithashtu kanë qenë dhe mjaft aktivë duke sjellë disa projekte në klasifikim. Një ndër ta është Elai....

Ndryshon kreu, me të edhe dy hyrje direkt në Top 5!

Këtë javë në klasifikimin e “The Top List”, kreu i listës ka ndryshuar plotësisht. Elgit Doda nuk mund të mbante më fronin dhe zbriti menjëherë në vend të 4-të. Kreu i javës i takon “Flakë”, bashkëpunimit mes Capital T dhe Elvana Gjatës. Në vend të dytë është renditur projekti “Gjuj...

Loredana 'jashtë' me Mozzik, 'brenda' me Don Xhonin...

Çdo javë kemi të bëjmë me surpriza në klasifikimin e “The Top List”. Kësaj here kemi të bëjmë me dy nga projektet e Loredanës. Bashkëpunimi i saj tepër i pëlqyer nga publiku me Mozzik duket se nuk rezistoi dot për më gjatë. “Oh Digga” fatkeqësisht është larguar nga klasifikimi i...

Kreu nuk ndryshon, por shikoni kush hyn menjëherë në vend të dytë!

Edhe këtë javë kreu i “The Top List” ka mbetur po i njejti. Është përsëri Elgit Doda me hitin e tij tashmë që sa vjen e adhurohet edhe më shumë nga dëgjuesit, “TL”, po ndryshe “Toxic Love”. Nga ana tjetër, surprizë për këtë javë ka qenë vendi i dytë. Si...

Ky është mesazhi që Don Xhoni iu dërgon fansave për projektin e tij të ri...

Pak ditë më parë, Don Xhoni na ka treguar se ai dhe Loredana kanë nisur xhirimet e klipit të këngës që do të nxjerrin në treg. Ky projekt i tyre titullohet “Gjuj për to” dhe fansat që tani janë shumë të ekzaltuar dhe mezi po presin se kur do të...

Më në fund! Don Xhoni bën debutimin e tij në "The Top List"!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Jo vetëm nga milionat e klikimeve që numërojnë këngët e tij, por edhe nga dashuria e madhe që disa prej...