Evi Reçi është rikthyer pas një periudhe me një këngë të re. Ajo ka bashkuar forcat me Zaza duke sjellë “Mdo”, një projekt pak më ndyshe nga sa e kemi parë shpesh Evin.

Evi ka qenë më herët në një intervistë në emisionin “Live From Tirana” ku ka folur më shumë për këtë projekt. Ajo na tregoi se bashkëpunimi me Zazan erdhi si një surprizë që edhe vetë ata nuk e prisnin.

Dy zëra mjaft të veçantë si këta artistë ishte e garantuar që do të kishte sukses, dhe vërtetë kështu ndodhi. Kimia ndjehet shumë gjatë gjithë këngës dhe ky kombinim i dy artistëve kaq të ndryshëm ishte diçka që nuk duhej humbur.

“Mdo” flet për një lidhje që ka përfunduar, pas shumë tentativash të çiftit për të qenë së bashku. Ata nuk ia dalin, edhe pse duhen. Teksti është “Asnjëherë, asnjëherë nuk do kthehemi bashkë, edhe pse duhemi”. Por nga ana tjetër është një këngë që ka shumë ritëm dhe nuk të trishton shumë.

Evi na tregoi gjithashtu se për projektin e saj me Zaza, “Mdo”, ka punuar edhe me partnerin e saj, Kledi Hysën. Kledi ka qenë aty që fillim të demos dhe bëri kontakt me producentët. “Mdo” parashikohet që të vazhdojë me këtë sukses kaq të madh duke parë dhe impaktin mjaft të mirë që ka tek publiku.