Nëse mendoni se kjo është hera e parë që ZAZA është pjesë e klasifikimit të “The Top List”, gaboheni pasi me zërin e artistit jemi njohur në “Amor”, një projekt muzikor i Encës në bashkëpunim me ZAZA dhe Mixey dhe ndoshta kjo është arsyeja e një debutimi mjaft të mirë në klasifikimin e kësaj jave.

ZAZA sapo ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili duket se ka rrëmbyer menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, duke e renditur artistin në 20-shen e këngëve më të bukura të klasifikimit.

“Angel” mban titullin prurja më e re e ZAZA, i cili dallohet për një stil mjaft të vecantë në muzikë. Me tekst të vetë artistit dhe muzikë të Mixey, “Angel” ka arritur të renditet në vendin e 18-të, falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut.

Por kush është ZAZA?

ZAZA, emri i vërtetë i të cilit është Armend, është vetëm 22-vjec dhe ka lindur në Prishtinë. Artisti ka nisur të merret me muzikë që prej vitit 2015-të dhe në Janar të vitit 2019-të ka mundur të bëhet pjesë e “Mixey Music”, duke punuar kështu në mënyrë më profesionale.

Deri tani ZAZA numëron katër projekte muzikore në total, ku dy prej të cilave janë bashkëpunime dhe bëhet fjalë për “Amor” me Encën dhe “Luje Baby” në bashkëpunim me Valzën.

Muzika është hobi e ZAZA dhe ai premton se do të sjellë diçka më veçantë se të tjerët.