“A Live Night” ka nisur tashmë javën e kaluar dhe do të jetë pjesë e mbrëmjeve tona çdo të premte në orën 21:00 në ekranin e Top Channel. Ashtu siç e keni mësuar artisti i kësaj jave do të jetë pikërisht Yll Limani. Ylli ka qenë një ndër emrat e parë të cilët ne kemi zbuluar dhe e gjithë vëmendja është tek ai këtë javë.

Një natë mes muzikës fantastike dhe rrëfimit të parë dhe të fundit të artistit. Për herë të parë live hitet e tij duke përfshirë më të fundit “9”. Të shtunën datë 7 maj, ora 21:00, në Top Channel.

Nëse jeni kuriozë se çfarë të pathënash do të na zbulojë Ylli në intervistën e tij të parë kaq personale, do të duhet të prisni edhe fare pak. Por ajo që mund t’ju tregojmë janë disa prej këngëve që ai do të performojë dhe jemi të sigurtë që janë dhe të preferuarat tuaja…

Buzët e kuqe
Najher
Prej sa jena nda
9
Lshoja zanin

“A Live Night” është një prodhim i Top Music Awards, parathënia e një rrugëtimi të gjatë në Top Channel. 13 episodet e tij sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore. Prodhuar në studiot e Top Albania Radio, ky është një format origjinal i Top Channel dhe mban vulën e Ledion Liço.