E dini se çfarë është karakteristike në festën e Shën Valentinit përveç luleve, zemrave apo çokollatave? Epo, muzika romantike…

Yll Limani ka publikuar projektin e tij më të ri rreth dy javë më parë. “Ulu” mban titullin kënga e tij më e re që u bë menjëherë pjesë e “The Top List” që në çastin e publikimit.

Votat e publikut arritën ta poziciononin menjëherë në vend të parë. Duket se java para festës së Shën Valentinit i ka bërë dëgjuesit mjaft romantikë dhe kjo këngë e Yllit ishte mëse e duhura për këtë periudhë.

E kaq romantik sa Yll Limani zor se mund të jetë ndonjë artist tjetër. “Ulu”, kënga që na preku zemrat, renditet sërish në vend të parë duke mbajtur fronin edhe për këtë javë.

Duket se dhe java e Shën Valentinit nuk kishte si t’i shpëtonte dozave të dashurisë që ndodhet në ajër. E kjo festë e të dashuruarve shoqërohet kaq mirë nën tingujt e projektir të Yllit.