Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbiz-in shqiptar. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut.

Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

E përpos karrieriës si artist, ai pëlqehet shumë dhe për thjeshtësinë e postimet e tij plot humor nga përditshmëria. E me anë të një Instastory ku tregon se ndodhet në makinë, krahas ka zbuluar një sekuencë të shkurtër nga projekti i tij i ardhshëm muzikor, por mbishkrimi i video-s na bëri shumë kuriozë dhe të presim me padurim se çfarë do të lançojë Ylli.

Nëse kënga ime më prek mua, ju kur ta dëgjoni jeni të mbaruar.