Ylli Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut.

Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Dhe i tillë ishte dhe rasti i fundit. Këngëtari ka ndarë me ndjekësit një video nga një koncert që ka mbajtur së fundmi. Por ajo që ra në sy ishte një vogëlushe, e cila teksa ndodhej në krahët e të atit, argëtohej nën ritmet e muzikës së Yllit. Kjo nuk ka kaluar ka u vënë re nga vetë këngëtari, i cili ka ndarë videon në Instagram me një mesazh për vogëlushen. Ai shkroi:

Dërgojini përqafime këtij engjëlli të vogël. Nuk ndalem dot së pari këtë video.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)