Një dyshe mjaft e talentuar por që për herë të parë bëhen pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards” dhe kjo falë bashkëpunimit të tyre, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, duke u renditur në vendin e 20-të, që në javën e parë të publikimit.

Vin Veli, një ndër DJ më të kërkuar në treg, ka punuar rreth një viti e gjysmë për të sjellë këtë projekt, të cilin e ka titulluar “Tonight” dhe bukurinë speciale ia ka dhënë zëri i ëmbël i Lorè, një zë i bërë i njohur në “The Voice of Albania”

Në në intervistë të dhënë për “Wake Up”, Vin Veli dhe Lorè, kanë rrëfyer gjithçka që është bërë për këtë këngë, synimi i së cilës është edhe tregu ndërkombëtar.

Një këngë që na ka munduar shumë por që ia ka vlejtur“, kështu shprehet Vin Veli sa i përket “Tonight”, e cila është bërë në disa versione të ndryshme muzikore.

Vendosëm këtë version pasi nuk donim të humbisnim emocionet. Kam rreth dy vite që e kam shkruar këtë material dhe nuk doja ta lançoja pa ardhur në versionin më të mirë të mundshëm, i cili i përcjell emocionet ashtu siç unë dëshiroja. Donim të ishte melankolike por njëkohësisht edhe “electro-pop” në mënyrë që ritmi mos të humbiste“, tregon Lorè.

Dyshja ka treguar se kanë zgjedhur të vijnë më një klip të thjeshtë, ku të shkruhet edhe teksti i këngës, për ta kuptuar njërëzit se kënga është në shqip pavarësisht se ka dhe strofa anglisht.

Sa i përkët lançimit të kësaj kënge në tregun ndërkombetar, Vin Veli dhe Lorè janë shprehur se tentativat e tyre kanë qënë të mëdha dhe interes të madh ka treguar “Warner Music”.