Në një kohë kur muzika po evoluon me ritme të shpejta dhe artistët kërkojnë vazhdimisht mënyra të reja për të spikatur, Lore vjen me një projekt që të kap menjëherë pas dëgjimit të parë. Kënga e saj më e re, “Foton tonë”, është pikërisht ai lloj publikimi që të mbetet në mendje dhe kthehet shpejt në “repeat”.

“Foton tonë” ndërthur ndjeshmërinë emocionale me një prodhim modern, duke krijuar një atmosferë që të tërheq nga sekondat e para. Teksti flet për kujtime, mall dhe momentet që mbeten të ngrira në kohë, si një fotografi që nuk zbehet kurrë. Të shuash mallin duke parë një foto dhe njëkohësisht të duash të kërcesh me dhimbjen tënde.

Kjo pra është aftësia e Lore që na bën të dashurohemi pas kësaj kënge. E kemi thënë dhe do vazhdojmë ta themi, kjo vajzë tingëllon si “jashtë kësaj bote”.

“Foton tonë” nuk është thjesht një këngë, është një ndjesi që rikthehet sa herë që e dëgjon. Dhe pikërisht për këtë arsye, po kthehet në fiksimin e ri të shumë dëgjuesve.