Lore ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor që mban titullin “Foton tonë”.

Ky projekt vjen pas bashkëpunimit me Mc Kresha në “Ni Ni”, të publikuar pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”.

Lore ka elektrizuar skenën e “Big Brother VIP Fan Club” me këngën “Foton tonë” të cilën e ka kënduar për herë të parë para publikut në studio. Po ashtu ka sjellë edhe këngën “Tonight”, një ndër projektet e saj më të njohura.

Lore duket se nuk do të ketë më të ndalur me projekte të reja. Pas daljes nga “Big Brother VIP”, artistja po sjell gjithmonë e më shumë këngë interesante që po tërheqin vëmendjen e të gjithëve.