Përveçse të pandashëm në jetën personale, Venera Lumani dhe Lind Islami janë kaq shumë të bashkuar edhe artistikisht, kështu që çifti i suksesshëm ka vendosur të bashkojë sërish fuqitë për një tjetër projekt muzikor.

“A e din sa” është një ndër projektet e dyshes që gjendet tashmë në klasifikimin e “Top Awards”, për 26 rresht por këtë javë listës i është shtuar prurja e tyre e re muzikore.

“Ma shumë”, titullohet bashkëpunimi më i fundit i Venera Lumanit dhe Lind Islamit, një këngë që frymëzon të gjithë beqarët të gjejnë një dashuri kaq të bukur dhe të ëmbël sa kjo e çiftit.

Sugjerimet e publikut e kanë bërë këtë projekt muzikor pjesë të klasifikimit të 100 këngëve më të mirat e javës, që në javën e saj të  parë të publikimit.

“Paçi një verë të paharruar”, shkruan bashkangjitur klipit promovues të këngës Venera por mos harroni, frymëzohuni nga kjo dashuri e iftit të çëmbël.