Prej 4 javësh një “luftë e heshtur” ka nisur mes Beatrix Ramosaj dhe Samanta Karavellos. Në fakt bëhet fjalë për një “luftë” për të zënë kreun e klasifikimit të “The Top List”.
Katër javë më parë, projekti më i ri i Beatrix Ramosaj, “Pa ndjenjë” u rendit në krye të listës, duke mposhtur për herë të parë debutimin e Elvana Gjatës në tregun muzikor ndërkombëtar “Forever Is Over”, i cili prej 5 javësh qëndronte e para në klasifikimin e “The Top List”.
Vetëm një javë më vonë, Beatrix humbi fronin e saj pasi ishte projekti i ri i Samantës, “Zemren Maje”, ai që u vendos në krye të listës zyrtare të “Top Awards”.
Dy javët në vazhdim ka vijuar kjo konkurrence mes dy projekteve muzikore, ku këtë javë është Samanta ajo që për herë të dytë mban kreun e Top Listës. Nga ana tjetër, “Pa ndjenjë” gjatë kësaaj jave ka humbur dy pozicione, duke u renditur në vendin e 4-t.
Ndërkohë që dy javët e kaluara ka patur shumë projekte të reja muzikore që i janë shtuar listës, këtë javë kanë qënë 4 të tilla, ku njëri prej tyre është renditur mjaft mirë. Bëhet fjalë për këngën më të re të Seven Saraqi, i cili është renditur menjëherë në vendin e 8-të.
Një sukses të madh, këtë javë, ka korrur bashkëpunimi i Irkenc Hykës dhe Xhensila Myrtezajt, “Si te jem mire”, i cili është ngjitur me 24 pozicione.
Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.
Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 87:
- Samanta – Zemren Maje
- Dj Dags& PM ft. Yll Limani – Besom
- Butrint Imeri – Bella
- Beatrix Ramosaj – Pa ndjenjë
- ElvanaGjata – Forever is Over
- Alban Ramosaj – Bitchi mesnates
- Alban Skenderaj – Nuk je vetem
- Seven Saraqi – Molotov
- Mixey ft. Capital T – Hatixhe
- Majk – Stila
- Ledri Vula – U harrum
- Jon Ajdini – Me ler te shoh
- Granit Derguti &Mixey ft. Xhensila – Lova
- Lumi B ft. Dhurata Dora – Simpatia
- Mirud – Ti me harro
- Gjiko ft. Nora Istrefi – Gabime
- Majk – Katile
- Kida – Pe du
- Irkenc Hyka ft. Xhensila Myrtezaj – Si te jem mire
- Dhurata Dora – Bubble
- Capital T – Pse po ma lun lojen
- Butrint Imeri – Vec per mu
- Flori Mumajesi ft. Bruno, Klajdi, Dj Vicky – Karma
- Butrint Imeri – Mona Lisa
- Alban Skenderaj ft. Dalool – 1000 Premtime
- HCUE ft. Kida – Don’t say no more
- Mozzik – Xhelozia
- Aurela Gace ft. Fifi – S’nuk
- Buta x Ledri – Mbi re
- Luana Vjollca – Benzina
- Babastars – High 4 Real
- Alban Skenderaj – Stoli i trendafilave
- Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
- Kida – Anderr
- Majk ft. Onat – Le t’xhelozojn
- Alban Skenderaj – Dikur
- Stanaj – The Way I love Her
- Majk – Kcen
- Gjiko – Yjet Nalt
- Lyrical Son & MC Kresha – Hey Girl
- Elvana Gjata ft. Capital T & 2PO2 – Lejla
- Samanta ft. 2Ton – Bashk’
- Jehona – Largesia
- FloriMumajesi ft. Elinel – Ne shpirt
- Agon Amiga ft. Tim – Po du
- Getinjo – Sexy
- Soni Malaj – Loca
- Besa ft. Elinel – Mos m’le me ra
- Ardian Bujupi ft. Capital T –Andiamo
- Ronela Hajati ft. Lyrical Son – Sonte