Artistët vazhdojnë të punojnë fort dhe të prodhojnë muzikë të re, duke kënaqur sa më shumë publikun por vecanërisht fansat e tyre. Jemi në javën e 240-të të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”, i cili ka ardhur me ndryshime, jo vetëm sa i përket kreut por edhe “Top 20”.
Gjatë kësaj javë në 20-shen e këngëve më të votuara të javës kemi dy hyrje të reja, të pozicionuar mjaft mirë por nga ana tjetër janë edhe disa projekte të cilat kanë surprizuar me votat e tyre, duke u bërë pjesë e “Top 20”.
“Ajo po don”, bashkëpunimi më i ri i Lyrical Son dhe Mc Kresha ka rezultuar mjaft i pëlqyer dhe si pasojë është sugjeruar pafund nga publiku, duke u pozicionuar menjëherë në vendin e 8-të.
Një tjetër hyrje e re në “Top 20” është edhe prurja më e re muzikore e Petrit Çarkaxhiu, “Dul Behari”, e cila jo vetëm është futur në listë por edhe është renditur mjaft mirë, ekzaktësisht në vendin e 19-të, një pozicion ky mjaft i ri për një hyrje të re.
“PP” e Kidës dhe Mozzik është marrë më seriozisht nga fansa e dyshes sa i përket votave, falë të cilave këtë javë është ngjitur me 35 pozicione, duke u bërë pjesë e zonës së nxehtë të klasifikimit.
Përvec hyrjeve të reja, surprizë në futjen e “Top 20” ka qënë “Paranoja“, bashkëpunimi i Denny Njeto & Tironci, i cili është ngjitur me 32 pozicione nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e 17-të.
Eugent Bushpepa është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes këtë javë me këngën “Stay with me Tonight”, duke u ngjitur me 7 pozicione krahasuar me javën e kaluar dhe duke u renditur në vendin e 20-të.