# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Denny Njeto

Denny Njeto, emri i vërtetë i të cilit është Denis Hyseni, në fakt nuk është një artistë i ri në muzikën shqiptare pasi ka kohë që ka nisur të këndojë. Reperi ka zgjedhur si emër arti Denny Njeto, pasi një person i zemrës e quante nipce dhe ai vendosi ta përshtasë në latinisht, duke qënë se i pëlqen ajo muzikë. Hapat e parë në fushën e artit për Denisin ka qënë kërcimi “BreakDance” rreth vitit 1998 po në atë vit ai nisi gjithashtu të shkruante tekste që i përshtateshin muzikës “rap”. Në vitin 1999 Denny së bashku me koreografin e njohur Tan Brama dhe disa djem të tjerë themeluan grupin Breaking Feet. “Top Fest 1” ka qënë debutimi i parë muzikor i Denny Njeto së bashku me Tan Brama me këngën “Bulevard”. Denny vijoi më tej në “Top Fest 5” në 2008-ën dhe “Top Fest 11” në 2014-të.

Këngë të tjera të Denny Njeto, të cilat përfshijnë edhe bashkëpunime janë “La Bonita” me Stine dhe Big Daddy në 2017-të. “Kush Man” në vitin 2018-të, “Lozonjare” në 2019-ën, “Puta Male” dhe “Paranoja” në bashkëpunim me Tironcin të publikuara së fundmi. Denny ka zbuluar për “Top Awards” se sëbashku me Tironcin po përgatisin një mixtape, i cili do të përmbajë 11 këngë dhe do të jetë i shoqëruar me videoklipet përkatëse.

NEWS

Njihuni me Denny Njeton dhe Tironcin, hyrjet e reja të kësaj jave!

Ndër hyrjet e reja të kësaj jave janë edhe dy artistë të rinj, të paktën për Top Awards pasi Denny Njeto dhe Tirnoci janë bërë pjesë e klasifikimit për herë të parë, falë këngës “Paranoja”. Sugjerimet nga ana e publikut kanë bërë që ky projekt muzikor, i cili i përket...