Ata janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it shqiptar që nuk ngurrojnë ta shprehin hapur dashurinë e tyre dhe këtë gjë vendosën ta tregojnë edhe përmes këngës.
Venera Lumani dhe Lind Islami bashkuan fuqitë duke sjellë projektin e parë muzikor së bashku, të titulluar “Siento Amor”. Ky projekt, i publikuar në muajin korrik, arriti të bëhej menjëherë pjesë e “The Top List” që në javën e parë të lançimit.
“Siento Amor” është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes pasi për këtë javë, dyshja është ngjitur me 23 pozicione duke u renditur në vendin e 27-të, një vend ky mjaft i rëndësishmë për Top Listën.
Sa i përket projekteve të reja muzikore, ende nuk kemi ndonjë lajm nga artistët, të cilët momentalisht janë tepër të aktivizuar me jetën e natës në kryeqytet.