Javën e kaluar ishte finalja e madhe e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Para se të shpallej fituesi në mesnatë, Luizi dhe Kiara, çifti më i dashur i publikut që u krijua brenda shtëpisë më të famshme, kurorëzoi dashurinë në martesë.
E ftuar speciale e kësaj nate ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila këndoi “Si Na” një krijim mjaft të veçantë dhe shumë të bukur të shkruar për albumin e saj dhe i përshtatur për historinë e dashurisë së çiftit Kiara-Luiz. Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare duke marrë kështu fronin.
Fillimisht, “Si na” ishte menduar që të mos ishte një himn i lumtur dashurie, por një këngë ndarje. Por jemi të lumtur që ky version u përshtat më së miri për këtë ditë të veçantë.
Kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të Elvanës dhe kaq virale sa është bërë deri tani, do të performohet gjithashtu në koncertin që do të mbahet së shpejti nga këngëtarja. 22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada. Një show në 360 gradë kështu që nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se t’ju themi bëhuni gati.