Shpat Deda është një ndër artistët më të veçantë dhe shumë të talentuar të tregut muzikor shqiptar. Projektet e tij kanë arritur që ta diferencojnë atë nga të tjerët.

Shpati njihet për zërin e tij unik dhe stilin shumë të veçantë të të kënduarit. Një artist që nuk prodhon muzikë komerciale apo “mainstream”, artisti arrin të tregojë me çdo projekt se këngët e tij bazohen në emocione të vërteta.

Duket se dy këngët e tij të fundit janë duke korrur ende një sukses mjaft të madh. Po flasim për ”T’huj” dhe bashkëpunimin e tij me Edona Vatocin në ”Terr”.

“T’huj” e ka pozicionuar atë në vend të tretë dhe menjëherë pas kësaj në vend të katërt renditet bashkëpunimi i tij me Edona Vatocin, ”Terr”. Me këto ritme nuk është aspak çudi që Shpati të vazhdojë rritjen deri në krye të klasifikimit.