Seven është një artist që së fundmi ka ndryshuar paksa stilin e tij në këndim, nisur kjo nga bashkëpunimi me Argjentina Ramosaj, “Pa Ty”.

Vetëm pak ditë më parë Seven është rikthyer më një tjetër projekt të ri muzikor, të titulluar “Best Friend”. Pavarësisht se titulli është në anglisht, në këtë prurje të re muzikore, artisti ka zgjedhur të këndojë spanjisht, duke u bërë nga “Seven” në “Siete”.

“Best Friend” ka ardhur e pa shoqëruar me një videoklip por pavarësisht kësaj, sugjerimet e publikut e kanë futur këtë projekt muzikor menjëherë në klasifikim, duke e pozicionuar në vendin e 97-të.

https://www.youtube.com/watch?v=iU2AfpfI4y4