Ai e ka trashëguar muzikën nga prindërit e tij, këngëtarë të njohur në skenën e Kosovës Sunaj Saraqi dhe Vera Orucaj dhe kur ishte vetëm 9 vjeç fitoi vendin e parë në një turne që u mbajt në Amerikë për piano. Po flasim për artistin Seven Saraqi i cili ka lindur në Mitrovicë, por prej shumë vitesh jeton në SHBA bashkë me familjen, ku ka ndërtuar dhe karrierën e tij muzikore. Ndër vite Seven numëron disa këngë dhe bashkëpunime me emra të njohur të shoëbiz. Pas këngës “City of angels” të publikuar dy vite më parë, Seven është rikthyer duke sjellë projektin e ri muzikor “Outside” i cili prej dy javësh është pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe aktualisht renditet në vendin e 76-të. I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ai na foli më shumë mbi këtë projekt të tijin, por jo vetëm.

Seven ke një emër shumë të veçantë. Me siguri numri yt i preferuar është 7-ta apo jo?

Emri Seven është si numër fati. Normalisht dhe për një artist është fat.

Pas dy vitesh mungesë je rikthyer me këngën “Outside” në gjuhën angleze e zhanrit RnB. Prej sa kohësh ke punuar për këtë këngë, si lindi si projekt?

Tani jam fokusuar në këngë më shumë anglisht, por do të ketë dhe këngë shqip. Ka marrë ca kohë ky klip, sepse ka qenë dhe shumë ftohtë në Neë York. Na duhej të prisnim deri sat ë ngrohej pak. E kam punuar në Los Angeles.

Për të bërë një klip të mirë në Amerikë, me kë duhet të bashkëpunosh dhe a duhet të shpenzosh shumë?

Kam bashkëpunuar me shumë producentë me ëmër dhe kam shumë kohë që jam ‘paraluzuar’. Kam punuar në këngë anglisht. Kam punuar për një kohë të gjatë. Është dhe e kushtueshme, vendi është më i madh dhe për të arritur marketingun e duhur është pak e vështirë.

Cili është objektivi yt që do të arrish në muzikë?

Unë e bëj për qejf. E kam ëndërr që muzika ime të dëgjohet në mbarë botën. Prandaj po fokusohem në projekte në anglisht. Por nuk e harroj shqipen. Shqipja vjen pak dhe si orientale dhe mund të bëj një miks.

Je duke punuar me ndonjë bashkëpunim me artistë të huaj apo shqiptarë së shpejti?

E kam pak surprizë, nuk dua ta them. Është një artist në Amerikë. Do të bëjmë një bashkëpunim më një këngë. Në lidhje me artistët shqiptarë nuk kam ende një bashkëpunim, por mendoj se në të ardhmen po.

Edhe pse ke pak ditë që e ke publikuar kjo këngë është pritur shumë mirë, është komentuar, klikuar dhe renditur dhe në “The Top List”. Si ndihesh, sa i kënaqur je për “feedback-un” që ke marrë?

I falenderoj të gjithë fansat e mi. Dhe i falenderoj shumë që kanë votuar.

Ke ndonjë projekt që do të të sjellë në Kosovë apo Shqipëri?

Po, gjatë verës do të vij. Kam kohë që nuk kam ardhur dhe më ka marrë malli. Ka qenë dhe pandemia por tani do të vij.