Stresi ja ka dalë të shpallet artisti më i dëgjuar dhe më i votuar i javës me këngën e tij “Loco”. Mbështetja e fansave ka bërë që artisti nga pozicioni i 100-të që gjendej para tre javëshm, të pozicionohej i pari në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Një këngë ritmike është “Loco”, duke na lënë të kuptohet se fansat dëshirojnë të kërcejnë në këtë kohë të vështirë karantinimi.
Ledri Vula, i cili gjendet në “Top 3” me dy këngë, “Prej Inati” dhe “10/10”, të cilat janë pjesë e albumit të tij më të ri, i cili ishte një dhuratë për publikun gjatë kësaj pandemie që ka pushtuar botën.
“Prej Inati” , e cila javën e kaluar mbante vendine 7-të, këtë javë është ngjitur me 5 pozicione, duke u renditur në vendin e dytë ndërsa “10/10”, e cila iu shtua listës javën e kaluar, këtë javë ka humbur dy pozicione duke u renditur në vendin e tretë.
Sa i përket hyrjeve të reja, ato nuk kanë munguar as këtë javë. Dy projekte muzikore janë bërë pjesë e listës këtë javë dhe bëhet fjalë për “Alien” të Ledri Vulës dhe “Nje here ne jete” e Dafina Zeqirit dhe Cricket.