Reperi i njohur Bardhi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e ri të partneres së tij, Sara Gjordeni, ku ka rrëfyer në detaje për jetën dhe karrierën e tij artistike.

Gjatë intervistës, ai është ndalur edhe te raporti me këngëtarin Besart Kelmendi – i njohur si Gjesti – fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Bardhi rikujtoi se ishte një nga të parët që i dha mundësi Gjestit për një bashkëpunim muzikor, në një kohë kur askush tjetër nuk e bëri këtë.

Kam një këngë me Gjestin, është realizuar para tre-katër vitesh. Ishte koha kur nxora albumin ‘Trëndafil’ me 20 këngë, dhe Gjesti ishte një nga të ftuarit. Ai ishte artist i ri, edhe unë sapo kisha nisur karrierën.

Artisti nga Kumanova u shpreh se lidhja miqësore me Gjestin ka qenë e fortë dhe e hershme, dhe se ndihen të dy të vlerësuar për suksesin që arritën nga ajo periudhë.

Kam qenë figura e vetme në estradë që kam pasur bashkëpunim me Gjestin kur të tjerët nuk bënin. Ai kishte një stil unik, për dikë ishte i ‘rrezikshëm’. Edhe unë isha në atë fazë që askush nuk bashkëpunonte me mua – më pas filluan të gjithë. Dhe Gjesti ishte aty, ishim gati aty-aty me klikime

Bardhi shtoi se ka biseduar me ekipin e Gjestit për një bashkëpunim të mundshëm të dytë dhe se publiku duhet të presë diçka të madhe nga kjo dyshe.