Besojmë se po të përmendim Samanta Karavellën dhe Gent Fatalin, direkt do t’ju kujtohet hiti i tyre “Na e dina”. Shumë vite më parë, bashkëpunimi i tyre na bëri që të ‘çmendeshim’ pas tij.

E duket se tashmë kemi një tjetër hit prej tyre. Samanta dhe Gent Fatali janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

“Ra Ta Ta” mban titullin kënga e tyre më e fundit që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Projekti është tipik veror dhe me plot ritëm e ngjyra.

Duket se Samanta dhe Gent Fatali, është dyshja që nuk e dinim se kishim kaq nevojë këtë sezon. Por, a do të mundet projekti i ri që t’ia kalojë suksesit të të parit?