E kujt ja priste mendja që një nga reperet më në zë shqiptare, të vinte kësaj here më butë dhe më ëmbël në projektin e saj më të ri muzikor. Është fjala për Rina Balaj me këngën e saj më të fundit “Addiction”, e cila është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë.

Ndyshe nga sa e kemi parë gjithmonë, Rina këtë rradhë ka provuar një stil të ri dhe duhet thënë se i shkon shumë. “Addction” e ka sjellë këngëtaren me nota më romantike dhe melankolike. Gjithashtu dhe videoklipi ishte i thjeshtë nga mënyra e realizimit, pa ndonjë ekzagjërim.

Duket se ky stil i Rinës është pritur shumë mirë dhe nga fansat, të cilët e adhuruan këtë frymë të re të këngëtares. Ndryshe nga rimet në rap, disset, apo ekstravagancat që e karakterizonin Rinën, “Addiction” është një këngë dashurie dhe melankolike. Nuk është aspak gabim të thuhet se ajo eksperimentoi me këtë frymë dhe nuk gaboi aspak.

Madje qëlloi në shenjë. “Addiction” renditet në vend të 30-të në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List”, aspak keq për një hyrje të re.