Dy ndër bashkëpunimet e publikuar së fundmi, që kanë tërhequr vëmendjen e publikut janë “Deja Vu” nga Rina dhe Arnon dhe “Cka mke bo ti” nga Majk dhe Bardhi. Të dyja këto projekte kanë hyrë këtë javë në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List”.

Dy këngë të veçanta dhe në dy rryma të ndryshme. Megjithatë, njëra më shumë e tjetra më pak, kanë marrë gjithë pëlqimin e publikut.

Teksa shijet janë mjaft personale, si “Deja Vu”, ashtu dhe “Cka mke bo ti” mbeten për t’u vlerësuar njësoj.

Por kë ka pëlqyer publiku më shumë? Në faqen tonë në Instagramit, ne ngritëm një sondazh dhe rezultatet ishin këto; 37% kanë pëlqyer më shumë “Deja Vu” nga Rina dhe Arnon, ndërsa 63% kanë pëlqyer “Cka mke bo ti” nga Majk dhe Bardhi.