Beatrix Ramosaj është një artiste që rrallë publikon muzikë të re por duhet thënë që projektet e saj gjithmonë rezultojnë mjaft të pëlqyera nga publiku.
“Dancing with The Devil” është kënga, e cila e ka rikthyer mjaft fuqishëm këngëtaren pas një pauze muzikore 2-vjecare, kujtojmë këtu që projekti i fundit ka qënë “Get High” në bashkëpunim me Alban Ramosaj.
“Kjo këngë do të thotë shumë për mua. Në një moment që po ndihesha e humbur, teksti dhe melodia erdhi si një magji“, shkruan Beatrix bashkangjitur një postimi në Instagram, referuar kësaj kënge.
E pyetur nga “Top Awards” në lidhje me këtë mungesë në muzikë, artistja është përgjigjur: “Sepse të jesh artist, kërkon mbi të gjitha përqëndrim emocional. Nuk mund të shkruash një tekst nëse nuk ndihesh e dashuruar dhe unë me projektet e mia jam marrë gjithmonë vetë dhe kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Gjithcka kërkon kohën e vetë”.
Sensuale, thuajse si në të gjitha klipet e saj, ka ardhur artistja në klipin e “Dancing With The Devil“, pjesë e të cilit është edhe Eugent Bushpepa.
Po si ka lindur ideja që Genti të ishte pjesë e kësaj video muzikore?
“Me Gentin njihem që fëmijë. Eshtë një nga njerëzit që vlerësoj shumë si artist, por ato muskuj duhet të shiheshin nga publiku. Genti nuk është thjesht artist, eshte dhe imazh shumë i bukur mashkullor e kjo duhej të vlerësohej nga publiku“, tregon Ramosaj.
E vlerësuar shumë nga publiku i gjërë, kësaj kënge nuk i kanë munguar edhe komentet “kritikuese”, të cilat kanë bërë një krahasim të kësaj kënge me “Ride” të Lana Del Rey, për të cilën Beatrix Ramosaj është shprehur: “Ata njerëz që morën pjesë në klip nuk e njohin Lanën. Ajo është jeta e tyre reale. Ata e duan lirinë në mënyrën më të bukur. Kjo më tërhoqi dhe më bëri të dashurohem me atë projekt. Askush nuk luajti asnjë rol vec vetes së tyre përfshi dhe veten. Une doja të përcillja ndjenjë lirie të pastër pa qënë nevoja të aktronim. Dhe për këtë them me bindje që është arritur qëllimi im fillestar. Real, i ndjerë dhe me shumë dashuri brenda, ku secili të kuptojë që kjo jetë ekziston nëse ke fatin të kesh rrethin e njerëzve ku flasin një gjuhë. Të lirë dhe të dashuruar, pavarësisht asaj cfarë të sjell jeta…”
Sugjerimet nga ana e publikut kanë arritur ta pozicionojnë artisten mjaft mirë, ekzaktësisht në vendin e 8-të, një pozicion mjaft i rëndësishëm për një hyrje të re.