Ardit Çuni dhe Samanta Karavella, kanë vendosur të bashkojnë forcat për të na sjellë atë që po kthehet me shpejtësi në baladën e preferuar të momentit. Projekti i tyre më i ri i përbashkët, i titulluar “Ende të dua”, është publikuar vetëm para pak ditësh dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Dyshja ka një kimi fantastike profesionale dhe një miqësi shumë të ngushtë. Tashmë ata e kanë përkthyer gjithë këtë energji në një projekt muzikor që flet vetë dhe po prek zemrat e publikut.

Edhe vetë Arditi dhe Samanta janë shprehur shumë entuziastë për këtë këngë, si një kujtim që do e mbajnë përjetë. Një nga ato këngë që buron nga shpirti dhe lotët vështirë të mbahen edhe në xhirime, siç ka zbuluar për ndjekësit Arditi.

Fansat po e presin jashtëzakonisht mirë këtë rikthim të tyre dhe komentet tregojnë se një baladë e fuqishme e kënduar nga dy zëra që përshtaten kaq bukur ishte saktësisht ajo që i mungonte tregut tonë muzikor këtë fillim viti.