Një lajm i mirë për të gjithë fansat e 2Ton. Pas një kohe të gjatë mungese, artisti është rikthyer sërish me një projekt të ri në klasifikimin e “The Top List”.
Kënga e tij më e re mban titullin “Kaniher” dhe e rikthen 2Ton sërish në listë pas gati dy vitesh. Sugjerimet e shumta nga ana e publikut kanë bërë që kjo këngë të futet në listë që në javën e parë të publikimit, duke u pozicionuar në vendin e 57-të.
2Ton nuk ka bërë pauza shumë të gjata në muzikë, përkundrazi ka qenë mjaft aktiv. Por ka kaluar një periudhë e gjatë që kur ai ka pasur një projekt në klasifikimin e “The Top List”.
Kënga e tij paraardhëse ka qenë “Latina”, një projekt me ritme verore. Dhe e kundërta ndodh me “Kaniher”, ku 2Ton vjen melankolik dhe romantik, e plot me dhimbje dashurie…