2Ton ka vendosur ta sjellë verën shumë herët dhe kjo për shkak të publikimit të tij më të ri, të titulluar “Amore”.

Kjo këngë, muzikën dhe tekstin e së cilës e ka punuar vetë artisti, të sjell në mendje temperaturat e nxehta të verës, kërcimet në klubet verore ose teksa udhëton me makinë dhe e dëgjon me volumin në maksimum.

Pavarësisht se ende nuk e dimë arsyen se pse artisti ka vendosur ta publikojë pikërisht tani këtë projekt muzikor, një gjë është e sigurt, kjo do të jetë “tortura” e javëve në vazhdim.

“Amore” ka marrë mjaft komente pozitive për muzikën por nuk kanë munguar edhe kritikat në lidhje me videoklipin, ku sipas fansave është shumë i thjeshtë për një këngë ritmike si kjo.

Sugjerimet e shumta nga ana e publikut kanë bërë që kjo këngë të futet në listë që në javën e parë të publikimit, duke u pozicionuar në vendin e 95-të.