E kujt ja merrte mendja që kënga “Madonna” do e rendiste Mozzik për herë të parë në krye të 100 këngëve më të bukura të javës. Ja që fansat e reperit janë të paparashikueshëm dhe si pasojë e kanë shpallur Mozzik yllin e javës.
Mozzik, edhe pse ka qënë shpesh herë i pranishëm në “The Top List”, i renditur në pozicione të rëndësishme, kjo në fakt është hera e parë që reperi ka arritur të rrëmbëje vendin e parë dhe për ironi, me një këngë që është përballur me kritika nga ana e publikut për shkak të tekstit.
“Madonna” arriti të shndërrohej në hitin e Tik Tok për shkak të reagimeve të cuditshme kur prindërit dëgjonin një pjesë të tekstit të këngës, “o ta hongshaaa….”
Por fansat e Mozzik nuk janë ndalur me kaq, votat e tyre e kanë renditur bashkëpunimin e tij dhe të Kidës, “PP” në zonën e nxehtë të klasifikimit, ekzaktësisht në vendin e tretë. Një bashkëpunim i shumëkërkuar nga fansat e dyshes dhe që sigurisht nuk zhgënjeu.
Sa i përket hyrjeve të reja, ato nuk kanë munguar as këtë javë pasi janë 6 këngë që i janë shtuar listës por ajo cfarë është më e rëndësishme, të renditura mjaft mirë në klasifikim.