Java e re në klasifikimin e “Top Awards” nuk ka ardhur me ndryshime të mëdha sa i përket kreut të listës, mirëpo “Top 5″ nuk është i njëjti krahasuar me një javë më parë.

Vendi i parë vijon t’i përkasë Ledri Vulës dhe projektit të tij më të ri, “Don Mo”. Artisti ka ardhur ritmik dhe duket se temperaturat e nxehta të javës kanë bërë që artisti të votohet dhe të qëndrojë në krye të listës.

Capital T vazhdon të ruajë vendin e dytë me “Rrushe”, një këngë që menjëherë ka rezultuar tepër e pëlqyer nga publiku shqiptar, madje duke rrëmbyer edhe kreun.

Elvana Gjata vijon të jetë në zonën e nxehtë të listës me këngët e albumit të saj “Celu”. Kjo jave e rendit artisten në vendin e tretë me “Kunadhe”.

“Ta fala” është projekti më i ri i David Dreshaj i cili gjendet në 5-shen më të votuar të javës. Artisti nuk ka ndryshuar asnjë pozicion krahasuar me një javë më parë, duke u renditur në vendin e 4-t.

Një nga hyrje e reja të javës por edhe të “Top 5” është Dafina Zeqiri dhe projekti i saj më i ri “Japa”. E publikuar vetëm pak ditë më parë, prurja më e re e artistes ka hyrë menjëherë në zonën e nxehtë të listës, duke u votuar pafund nga publiku shqiptar.