“Sa t’kom dasht”, kënga e cila ka marrë 5 milionë klikime vetëm në 3 javë, ka mundur të kryesojë listën e hiteve muzikore të “The Top List” për këtë javë, duke u ngjitur me 1 pozicion.
Nora Istrefi ka goditur në shenjë me rikthimin e saj në muzikë, duke publikuar këtë projekt muzikor, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm për publikun shqiptar.
Duket se një “luftë” e heshtur ka nisur mes motrave Istrefi, pasi për këtë javë, Era është pozicionuar në vendin e dytë, me “Bonbon”.
Ndërkohë, Alban Ramosaj, i cili prej 4 javësh mbajti fronin e “Top Awards”, për këtë javë ka zbritur me dy pozicione duke u renditur në vendin e tretë.
Vetëm dy projekte muzikore kanë mundur të jenë pjesë e klasifikimit të hiteve muzikore për këtë javë dhe bëhet fjalë për Dhurata Dora “Numrin e ri” dhe Capital T “Hitman” duke bërë kështu që t’i largohen kësaj liste Getinjo ft. BabyG “Monster” dhe Soni Malaj ft. Skivi “Me Mua”.
Klasifikimi i javës së 17-të të “The Top List”, Top Awards:
- Nora Istrefi – Sa t’kom dasht
 - Era Istrefi – Bonbon
 - Alban Ramosaj – A me do
 - Alban Skenderaj – Une dhe Ti
 - Ledri Vula – SRMN
 - NrgBand – Ajo m’kalli
 - Dhurata Dora – Numrin e ri
 - Kida ft. Ermal Fejzullahu – Mi Amore
 - Capital T – Hitman
 - Mc Kresha ft. Gjurmet – Era
 - 2TON – Ta fali jeten
 - Mozzik – Dhezu
 - 2po2 ft. Flori – Gone Girl
 - Majk ft. Ghetto Geasy – Sjena Mo
 - Dafina Zeqiri ft. Mixey – Liri
 - Samanta – Asnjo si un
 - Edona Vatoci – Hala
 - Elvana Gjata ft. Burno – Love me
 - Troja – A e man men
 - Noizy – Number One