Dy emra të njohur të skenës shqiptare kanë bashkuar energjitë në një projekt të ri. DJ Iljano dhe Big Basta kanë publikuar këngën “Ndal Policia”, një bashkëpunim që ndërthur ritmet moderne me stilin karakteristik të secilit artist.
Kënga vjen me një atmosferë energjike dhe ritëm që të fton të lëvizësh që në sekondat e para. DJ Iljano, i njohur për produksionet e tij dance dhe elektronike, krijon bazën perfekte për interpretimin e Big Bastës, i cili sjell flow-in dhe tekstet e tij plot identitet.
“Ndal Policia” është një këngë që synon të sjellë atmosferë festive, me një refren të lehtë për t’u mbajtur mend dhe një beat që premton të dëgjohet gjatë gjithë verës. Bashkëpunimi mes dy artistëve vjen natyrshëm, duke kombinuar eksperiencën e Big Bastës në hip-hop me tingullin modern që DJ Iljano ka ndërtuar ndër vite në skenë.
Edhe videoklipi ndjek të njëjtën frymë dinamike, me, energji dhe atmosferë që i përshtatet mesazhit dhe ritmit të këngës. Klipi është punuar me AI nga Ibro Deli dhe është sa i arrirë aq edhe funny.
Me “Ndal Policia”, DJ Iljano dhe Big Basta sjellin një projekt që ka të gjitha elementet për t’u kthyer në një nga këngët më të dëgjuara të sezonit, duke u ofruar fansave një kombinim ritmesh moderne, humori dhe shumë energjie.