Vera sapo mori kolonën e saj zanore! Krusita rikthehet me projektin më të ri muzikor, “Vibin'”, një këngë që vjen ndryshe nga gjithçka që kemi dëgjuar deri tani prej saj.
Me këtë publikim, artistja tregon një anë më të guximshme dhe më eksperimentuese, duke sjellë një kombinim ritmesh moderne, energjie pozitive dhe një atmosfere që të fton ta dëgjosh në repeat. Krusita nuk i ka frikë ndryshimet, përkundrazi.
Në këtë projekt ajo eksploron një tingull të freskët, duke ruajtur njëkohësisht identitetin e saj artistik. Rezultati është një këngë dinamike, plot ritëm dhe me një refren që të mbetet menjëherë në mendje.
Nëse po kërkoni një këngë që t’ju shoqërojë në playlistën e kësaj vere, “Vibin'” është padyshim një nga ato publikime që ia vlen t’i jepni play. Me këtë projekt, Krusita dëshmon se është gati të eksperimentojë, të sfidojë veten dhe të sjellë vazhdimisht diçka të re për publikun. Mesa duket, këtë verë do të jemi të gjithë… vibin’.