Të ftuar në studion e “Wake Up”, kanë qenë Selin Bollati dhe Dj Gimbo, në daljen e tyre të parë televizive si çift, që pas daljes nga “Big Brother VIP 5”. Ata kanë folur më shumë për projektin më në zë të momentit “DJ Remix”, planet e tyre të ardhshme në marrëdhënie por dhe për hapat e karrierës…

Si erdhi kënga “DJ Remix” me Rezarta Shkurtën?

Selin: Si projekt është totalisht e ideuar nga Rezarta. Unë thjesht mora një ftesë për të qenë në klip dhe e aprovova. Po e shijojmë këtë suksesin post këngës.

Gimbo: E mendova më të vështirë, por ishte e lehtë. Në fillim isha pak në dilemë se çfarë roli t’i jepja Selin. Por shkoi shumë mirë.

Selin: Edhe xhirimet shkuan shumë mirë. Mendova se do na merrte më shumë kohë, por jo. Të tregojmë një sekret. Nuk është 100% reale, është bërë një pjesë me AI. Aty nën ujë janë efekte, por lëvizjet duhet t’i bënim, ajo pjesë është reale.

Pasi dilni nga “Big Brother VIP”, kjo vëmendje qëndron por nuk iu ndjekin kamerat kudo që jeni, si ndryshon kjo marrëdhënie? Si ka ndryshuar për ju?

DJ Gimbo: Me thënë të drejtën brenda është pak më e vështirë se si duket prej jashtë, se nuk e ke idenë si paraqitesh jashtë. Aty duhet me pas shumë kujdes se mundet njerëzit me e marrë pak për keq, si lojë. Dallimi mes jashtë dhe brenda, jashtë është shumë më mirë.

Selin: Unë në fakt kur kam dalë jashtë kam bërë një diskutim me Gimbon dhe i kam thënë që ‘unë nuk kam shumë dëshirë që të postojmë kaq shumë me njëri-tjetrin se dua ta mbaj pak më private’. Unë jam shumë e besëtytnive, i besoj syrit të keq. Kjo ka qenë një kërkesë e imja që nuk e kemi mbajtur dot, për arsye se e kuptuam që duke bërë këtë veprim, krijonim disa drama të tjera, të shtuara, të panevojshme. Të tipit ‘u ndanë’, plus ne kemi mbështetës shumë besnik që na duan bashkë, na kërkojnë të na shohin bashkë gjatë gjithë kohës. Jemi munduar ta mbajmë mes privatësisë dhe asaj publike.

Cilat janë planet tuaja të karrierës pas daljes nga “Big Brother VIP 5”?

Selin: Kam qenë shumë e qartë për potencialin që ka BBV. Kur dola nuk kam qenë shumë aktive, mora pak kohë për veten. Më thonin që “ky është momenti yt, shfrytëzoje” dhe m’u bë si makth. Unë po e jetoj dhe po e shijoj në mënyrën time. Më mirë të bësh shumë gjëra në heshtje, se sa pak gjëra me shumë zhurmë. Unë jam tek kjo e para. Jo detyrimisht duhet të funksionosh për njerëzit. Mora kohë për veten, kam shijuar pushimet. Mbarimi i BBV përkoi dhe në periudhë pushimesh verore. Në këto pushime po punoj për sezonin e ri për të sjellë gjëra të bukura. Por shumë shpejt do e tregoj sepse nuk është ky momenti për ta ndarë. Unë jam duke punuar.

Gimbo: Si format, nëse secili ka një profesion të vetin, mundet t’ia shohë hajrin nëse di t’ia shohë hajrin. Mosmenaxhimi i mirë mundet që mos të sjellë suksesin që ti mendon. Kush del nga aty ka një boost, ka dashurinë e publikut. Unë jam munduar ta menaxhoj sa më mirë. Duhet të jem më i fokusar tek projektet, sepse është një audiencë që të sheh më shumë.